Kthehu në Fillim
Abdesi

Abdesi

Abdesi - hap pas hapi

Abdesi · 01

Bërja e nijetit (qëllimit) para marrjes së abdestit

Bërja e nijetit (qëllimit) para marrjes së abdestit

Para se të fillojmë me abdest, duhët të bëjmë nijet. Nijeti mjafton edhe me zemër.

Pas bërjes së nijetit është e pëlqyer të lexojmë BISMILLAH, që në përkthim do të thotë: Me emrin e Allahut!

Abdesi · 02

Larja e shuplakave të dorës

Larja e shuplakave të dorës

Pas bërjes së nijetit dhe leximit: "Bismillah", lahen tre herë shuplakat e dorës deri në kyqe, fillimisht e djathta pastaj e majta dhe duhet treguar kujdes që të lahen mirë hapësirat mes gishtave.

Abdesi · 03

Pastrimi i gojës

Pastrimi i gojës

Me pëllëmbën e djathtë të shpërlajmë gojën së paku një herë, më së shumti tre herë.

Abdesi · 04

Pastrimi i hundës

Pastrimi i hundës

Pastrimi i hundës së paku një herë, më së shumti tre herë.

Gjatë pastrimit të hundës nga pëllëmba e djathtë tërhiqet ujë me hundë, më pastaj pastrohen hundët duke i shfryrë me dorën e majtë.

Abdesi · 05

Pastrimi i fytyrës

Pastrimi i fytyrës

Të lahet fytyra së paku një herë, më së shumti tre herë nga pjesa ku mbarojnë flokët përmbi ballë, deri në bulëzat e veshëve dhe pjesën poshtë nofullave.

Abdesi · 06

Pastrimi i duarve

Pastrimi i duarve

Të lahët së paku një herë, më së shumti tre herë nga majat e gishtave deri në bërryl. Gjatë larjes së krahut dhe bërrylit, tregohet kujdes që të mos lihet asnjë pjesë pa larë.

Abdesi · 07

Mes'h - Fërkimi i kokës dhe veshëve

Mes'h - Fërkimi i kokës dhe veshëve

Fërkojeni kokën me duar të lagura një herë, duke filluar nga përpara, nga balli në pjesën e pasme të kokës dhe anasjelltas.

Abdesi · 08

Pastrimi i këmbëve

Pastrimi i këmbëve

Të lahën këmbët së paku një herë, më së shumti tre herë, së pari e djathta, pastaj e majta, nga majat e gishtave deri në bëryll.

Është e pëlqyer me gishtin e vogël të pastrohet hapsira mes gishtave të këmbës.

Abdesi · 09

Pas përfudnimit të abdestit të lexojmë:

Pas përfudnimit të abdestit të lexojmë:

ESHEDU EN LA ILAHE ILLALLAHU VAHDEHU LA SHERIKE LEHU VE ESHEDU ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU VE RESULUHU

Dëshmoj se nuk ka të ardhuruar tjetër përveç Allahut, i Cili është pa shoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

العربية

أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ